Aksident në Shkodër, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, vdes drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore.

Policia njofton se shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×