
Te Juventusi pritet një verë ndryshimesh të mëdha. Trajneri Luciano Spalletti ka nisur të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm, me synimin për të rikthyer bardhezinjtë në garë për objektiva të rëndësishëm. Megjithatë, fillimisht duhet siguruar kualifikimi në Champions League në muajt e mbetur të sezonit.
Sipas mediave italiane, një pjesë e mirë e skuadrës konsiderohet bazë për projektin e ri. Në këtë grup bëjnë pjesë Kalulu, Kelly, Bremer, Cambiaso, Thuram, Locatelli, Conceição, McKennie, Yildiz, Boga dhe Vlahovic.
Ndërkohë, disa lojtarë mund të sakrifikohen në merkato, si Perin, Gatti, Adzic, Miretti dhe Koopmeiners, ndërsa disa të tjerë pritet të largohen nga skuadra, mes tyre Di Gregorio, Holm, Cabal, Kostic, Zhegrova, Openda, David dhe Milik.
Në merkato, Juventusi synon të përforcohet në disa reparte. Prioritet mbetet afrimi i një portieri, me emra si Alisson, Carnesecchi dhe Vicario në listën e dëshirave. Bardhezinjtë kërkojnë gjithashtu një mbrojtës qendre si Senesi, një lojtar krahu si Celik, si dhe përforcime në mesfushë me profilin e Kessie dhe Goretzka.
Në repartin ofensiv përflitet edhe rikthimi i Nico Gonzalez, ndërsa për rolin e qendërsulmuesit një nga emrat që qarkullon është ai i Kolo Muani.
Megjithatë, strategjia e klubit pritet të fokusohet kryesisht te lojtarët në fund kontrate, ndërsa drejtuesit shpresojnë të sigurojnë të ardhura nga shitja e futbollistëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e skuadrës.
and then