
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, i ftuar në studion e emisionit Oponencë në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama me drejtësinë dhe mbrojtja që ai, sipas tij, i ka bërë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Gjatë intervistës, Ndoka deklaroi se kryeministri Rama po përballet me presion ndërkombëtar, duke përmendur veçanërisht rolin e Gjermanisë.
“Rama ka Gjermaninë që po e ndjek këmba-këmbës. Armiku më i madh i Ramës sot është Gjermania. Gjermania është Gjermani. Kur të marrin inat gjermanët…”, u shpreh Ndoka.
Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri nuk e ka kontrollin e plotë mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
“Rama kujton se Shqipëria është në duart e tij, por për fatin e tij të keq jo. Sot Rama mund të goditet nga kushdo, nga mediat ndërkombëtare, ai dërgon prova dhe fakte kur flet kundër drejtësisë,” tha kreu i PDK.
Sipas Ndokës, proceset që lidhen me hetimet dhe përplasjet politike janë ende në një fazë të gjatë dhe mund të prodhojnë zhvillime të reja.
“Kur të dalin përgjime, video nga më të ndryshmet… nuk ka rëndësi e bllokoi apo jo SPAK ky. Ka një rrugë të gjatë ky proces dhe Rama e kupton. Nuk e kemi parë kaq rëndë Ramën,” deklaroi ai gjatë emisionit.
and then