Rritja e çmimit të naftës, peshkatarët në vështirësi: Të balancohet çmimi, në Kosovë nafta është 1.2 €/ litër

Rritja që ka pësuar çmimi i naftës, me pretekstin e konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikon ta çojë në kolaps sektorin e peshkimit në Durrës. Për kreun e sindikatës së peshkimit Klodjan Kapiti, situata është shumë shqetësuese, pasi kostot për peshkatarët rriten, duke shkaktuar vështirësi në ekonominë e peshkatarëve.

Me rritjen e temperaturave peshku largohet nga bregu drejt thellësisë, duke shtuar distancën e lundrimit për mjetet e peshkimit, gjë që përkthehet në kosto për peshkatarët.

Teksa çmimi i naftës në karburante dhe distributorë vijon rritjen, sektori i peshkimit në Durrës ka një apel drejtuar qeverisë.

“Të na shohë edhe neve peshkatarëve, të ulë naftën si gjithë të tjerët. Në Kosovë nafta është 1.2-1.3 euro, në Shqipëri është 2 euro.”
Në pamundësi për të përmbushur të gjitha kërkesat e restoranteve të peshkut në Durrës, klientëve jo rrallëherë u serviret peshk i importuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×