VIDEO/ Atmosferë, ngjyra e panair me punime artizane, qytetarët mbushin sheshin në Ditën e Verës në Durrës

Një diell pranveror, verore, ballakume, atmosferë festive e plot ngjyra si dhe tinguj ritmikë. Dita e verës në Durrës i përmblidh sot të gjitha këto.

Sheshi “Liria” ishte mbushur plot njerëz që i gëzoheshin koncertit festiv dhe panairit me punime artizane, që bashkë me ballakumet janë simboli i kësaj feste.

Dita e Verës, ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Në Durrës, ajo ka nisur të festohet masivisht vetëm vitet e fundit dhe nisur edhe nga moti i mirë i këtij mes marsi, pjesa më e madhe e qytetarëve preferuan ta kalonin atë në ambiente të hapura.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×