
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se aleanca ushtarake e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës cënon Serbinë.
Në një deklaratë për media ai tha bashkëpunimit teknik që ekziston midis tre shteteve nuk është kundër Serbisë.
“Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin e brendshëm politik. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, shtoi Plenkoviç.
and then