Porosia për tritolin erdhi nga burgu/ Pamje nga makina e Oltjon Klosit, pjesa e parakolpit e shkatërruar

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për pamje nga automjeti i Oltjon Klosit, të cilit iu vu tritol më 10 mars në Tiranë.

Nga pamjet shihet se lënda plasëse është vendosur në pjesë e përparme të makinës, ku janë edhe dëmet më të mëdha.

Porositësi i ngjarjes është Sabah Nuzi i cili ndodhet në burg për vepra të rënda penale.

Sipas deklarimeve të tij para hetuesve, porosinë për të vendosur eksplozivin në makinën e Klosit e ka dhënë për llogari të personave të tjerë që kanë pasur konflikte me 36-vjeçarin Klosi, emrat e të cilëve ai nuk i deklaron për grupin hetimor.

Personi që vendosi tritolin në mjet ishte Jurgen Gjonaj. Gjatë deklarimeve të tij, ai ka pohuar se e kishte marrë përsipër shpërthimin me tritol pasi i kishte rreth 15 mijë euro borxh porositësit Sabah Nuzi.

Shkak i borxhit sipas tij ishte humbja e një ngarkese droge në Gjermani dhe nëse Gjonaj merrte përsipër shpërthimin e makinës me tritol, në këtë formë i kishte shlyer borxhin Sabah Nuzit.

Të hënën policia arrestoi 7 persona, si të implikuar. Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, të kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryer në bashkëpunim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×