Demokratët takime zyrtare në Gjermani, Balliu: Korrupsioni, mur që bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE. S’mund të bëjmë kurban integrimin për interesa të Ramës

Kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetët Jorida Tabalku dhe Klevis Balliu ndodhen në një vizitë zyrtare në Bundestag ku kanë zhvilluar takime me Patricia Lips, zv kryetare e grupit parlamentar të CDU, deputete në Bundestag dhe zyrtare që merret me çështjet europiane.

Në një lidhje direkte në “Programin e drekës” në News24, Balliu ka zbardhur detaje nga takimi, ndërsa ka shtuar se demokratët kanë në agjendë të ngjeshur me takime gjatë këtyre ditëve.

Balliu shtoi se janë adresuar problematikat shqetësuese të venit tonë ndërsa e ka quajtur korrupsionin si “muri që pengon integrimin”.

“Shprehëm punën që po bëjmë drejt integrimit në BE, që është e vetmja rrugë që PD njeh, veç PS që ka dalë me projektin e Vuçiçit, shprehëm dhe shqetësimet tona për çështjet e korrupsionit dhe faktit që mund të bëjnë problem në rrugën tonë drejt integrimit. Treguam të vërtetën pra dhe problemet e vendit.
Takimet edhe në vijim do të jenë në lidhje me këto çështje.
Gjermani është shumë mirë e informuar me gjithçka që ndodh në vendin tonë, kemi pasur takim edhe në Ministrinë e Jashtme, kemi takime intensive dhe kemi një agjendë goxha voluminoze të shpërndarë në disa ditë.
Korrupsioni është një vrimë e zezë, një mur që bllokon rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nuk mund të bëjmë kurban integrimin për interesa financiare dhe ekonomike të Ramës”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×