
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ndërsa në përfundim ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka bërë një bilanc të punës së bërë deri tani.
Ai ka sqaruar se Paketa e Maleve po ecën me ritme të shpejta, në disa bashki është gati të vijohet me procedurat për trajtimin e kërkesave
I pyetur në lidhje me Reformën Territoriale, Demo u shpreh se mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje e për të çuar përpara reformat.
“Komisioni i posaçëm është mbledhur edhe gjatë kësaj jave, në javën tjetër do të nisin edhe takimet dhe të ftuarit e parë komision mes të cilëve do të jem dhe unë. Komisioni e ka gjithë kohën para për të bërë punën. Jam besimplotë që komisioni dio të ecë përpara dhe ka mjaftueshëm argumente që palët të adresojnë
Besoj që mazhoranca ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhje e për të ccuar përpara reformat. Por jemi si mazhorancë shumë të hapur që të jetë një reformë që përfshin të gjitha palët”, tha ai.
and then