Aksident në aksin Berat–Dimal/ Përplasen dy automjete, dy të plagosurit përfundojnë te Trauma

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën gjatë një tentative për të parakaluar.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, Kristaq Stefa, 69-vjeç, banues në Kuçovë, dhe shtetasi me inicialet S.Z., 52-vjeç, banues në Berat. Të lënduarit u transportuan fillimisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policore, të cilat kryen kontrollin dhe vlerësimin e vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×