
Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e PD në Peqin, anëtarësia votoi për kryetarin e ri të degës, e cila do të udhëhiqet për herë të parë nga një grua.
Enkelejda Gripshi është kryetarja e re e degës së PD në Peqin e cila garoi me Armand Kurtin, dy kandidatura me role aktive si brenda strukturave të partisë, ashtu edhe në jetën publike lokale.
Zgjedhja e saj shënon një moment historik për këtë degë, pasi ajo bëhet gruaja e parë që merr këtë detyrë që prej themelimit të partisë në qytet.
Ky zhvillim shihet si një sinjal për hapje dhe rinovim brenda strukturave lokale, si dhe për rritjen e rolit të grave në politikë.
Procesi i votimit dhe numërimit është cilësuar i rregullt dhe transparent, ndërsa pjesëmarrja e anëtarëve tregon për një interes të shtuar në jetën politike lokale.
and then