300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja

Në bashkëpunim me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, vjet kryem studimin më të thellë statistikor deri më sot për nivelin e besimit fetar në Shqipëri, mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS). Studimin mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtë link:  https://www.kas.de/sq/web/albanien/titujt/-/content/studim-statistikor-mbi-besimin-fetar-ne-shqiperi-1)

Një nga 60 pyetjet që iu bënë të anketuarve ishte: “Pavarësisht nëse ju besoni apo nuk besoni realisht në ndonjë fe të caktuar, po të bazoheni vetëm në origjinën tuaj familjare, cilës fe i përkisni tradicionalisht?”. Plot 12.6% u përgjigjën për tarikatin Bektashi (shihni tabelën e mëposhtme).

Ndërkohë, sipas INSTAT-it Shqipëria ka 2.36 milionë banorë (përfshirë fëmijët dhe adoleshentët). Pra, duke ndërthurur statistikisht këto dy të dhëna, mund të ekstraplohet se afërsisht 300 mijë banorë të Shqipërisë kanë origjinë familjare bektashiane.

Bazuar në të dhënat e hollësishme të sondazhit, mund të përllogaritet me afërsi se mbi gjysma e këtyre 300 mijëve banojnë në jug të lumit Shkumbin dhe rreth 1/3 mes lumenjve Shkumbin dhe Mat.

Sa i përket besimit personal në fenë e origjinës familjare, bektashijtë kanë nivelin më të ulët – më pak se gjysma e tyre besojnë në të. Ndërsa katolikët kanë nivelin më të lartë – mbi 2/3 e tyre besojnë në fene e origjinës familjare.

Në total, plot 41% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk besojnë në ndonjë fe. Kurse vetëm 6.8% e banorëve të rritur mund të konsiderohen thellësisht besimtarë të fesë që deklarojnë se besojnë.

Përkatësia fetare Bazuar në bindjet personale Bazuar në origjinën familjare
  % %
Dega kryesore myslimane (sunitë) 36.0 60.9
Tarikati bektashi 5.2 12.6
Tarikati rufai/halveti/tjetër 0.5 0.6
I krishterë ortodoks 8.0 14.3
I krishterë katolik 7.9 11.5
Tjetër 1.3 0.1
Besim në Zot, por jo në ndonjë fe 33.8 0.0
Ateist/agnostik 7.2 0.0



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×