“Kërcënoi një grua të moshuar dhe…”/ Lala zbulon detajet: Një personazh i botës së krimit bleu pronë në Zvërnec në shtator

E ftuar në emisionin “Studio24”, gazetarja Klodiana Lala, ka denoncuar publikisht përfshirjen e drejtpërdrejtë të botës së krimit në blerjen e tokave në zonën e Zvërnecit.

Sipas gazetares, një personazh i njohur i rretheve kriminale ka arritur të marrë në dorë një pronë pikërisht në zonën ku po ndërtohet, duke përdorur shantazhin dhe kërcënimet ndaj një të moshuare.

“Një personazh i botës së krimit, kam parë se ka blerë një pronë këtu ku po ndërtohet në shtator 2025. I është marrë nën kërcënim një gruaje të moshuar prona dhe është paguar 160 mijë euro. Këto janë pikëpyetje që më bëjnë të dyshoj në momentet që duhen sqaruar,” deklaroi prerë Lala.

Gazetarja ngriti alarmin se institucionet duhet të lëvizin me shpejtësi për të sqaruar këto transaksione të dyshimta, të cilat ka dyshime për lidhje me krimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×