VIDEO/ Goditje spektakolare nga jashtë zonës, futbollisti shqiptar i shënon Borusia Dortmundit

Ndeshja e sotme në Bundesligë mes Hofenhajm dhe Borusia Dortmund nuk kishte si protagonist njeriun-gol të vendasve, Fisnik Asllanin, i cili vuan ende nga problemet me një dëmtim ndaj ishte në tribunë.

Por vendin e tij në listën e golashënuesve për ndeshjen e sotme e ka marrë një tjetër futbollist shqiptar. Mesfushori Leon Avdullahu, ishte ai që i dha avantazhin skuadrës së tij ndaj “kanarinave” me një goditje spektakolare.

Në fundin e pjesës së parë, mesfushori i Kosovës lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës, duke gjetur trekëndëshin e portës për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×