U ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Romës, gjykatësi sportiv dënon me 2 ndeshje skualifikim Max Allegri-n

I ka kushtuar dy ndeshje skualifikim trajnerit Massimiliano Allegri shfryrja gjatë dhe pas ndeshjes mes Napolit dhe Romës. Gjykatësi sportiv ka marrë vendimin për ta dënuar me dy ndeshje trajnerin e Napolit, sepse në fundin e pjesës së dytë u është drejtuar me shprehje të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes.

Po ashtu, në dhomën e zhveshjes Allegri ka përdorur fjalë të rënda, duke treguar mungesë respekti. Trajneri ka pasur gjithashtu një qëndrim agresiv ndaj një drejtuesi të skuadrës kundërshtare.

Allegri do të humbasë kështu ndeshjet me Monza-n dhe Juventus-in. Trajneri i Napolit është ankuar se ai dënohet edhe për gjërat më të vogla, kurse kolegët e tij nuk marrin dënime edhe pse mund të bëjnë shkelje evidente.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×