Dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht, lihet e lirë edukatorja në Korçë! Gjykata e pezullon nga detyra

Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa ka urdhëruar edhe pezullimin nga detyra.

Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj edukatores. Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×