Nga vrasja e Klodian Rashës te shembja e ‘Teatrit’, Berisha: Nuk do përsëriten më kurrë! S’pyesim më për asgjë, do dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë

Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen e tij për t’ju bashkuar protestës së thirrur më 7 korrik.

Berisha theksoi se opozita do të mbrojë çdo kauzë të drejtë dhe se do të dalë në shesh për të protestuar kundër çdo padrejtësie.

“Ekzekutimi në derë të shtëpisë të të riut Rasha pas shpinës , janë një seri rastesh të tilla, këto nuk do të përsëriten kurrë më. Edhe Astiri, një qëndresë qytetarë heroike, 420 ditë, mbështetje e kufizuar, Teatri histori turpi për opozitën, histori nderi për protestuesit. Opozita nuk gjente motive për të mbrojtur një simbol si Teatri. Ne nuk pyesim ma për asgjë, ajo që është e drejtë, jam këtu para jush për t’u thënë të gjithë grupeve organizatave, se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon më, nuk doni , ne do të dalim dhe gjithnjë do të dalim”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×