Atentati ndaj ish-kryeministrit japonez, reagon Rama: Sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar!

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Në një mesazh për mediat, Rama shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, i cli u qëllua sot me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral.

MESAZHI I RAMËS
I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×