Sulmi kibernetik mbi shërbimet online, Rama flet me terma lufte: Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve e suksesshme, agresori në tërheqje

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaron se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po rezulton e suksesshme. Duke përdorur terma lufte, kreu i qeverisë shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.

Sipas tij, nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×