Një 37-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka rezultuar se është autor i një zjarri në fshatin Topullaraj.
Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.
Hetimet vijojnë tashmë pranë prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/ Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Topullaraj.
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në fshatin Valare.
37-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.