Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen/ Rrogozhina sërish në zgjedhje, ja sa është pjesëmarrja e votuesve

Qytetarët e Rrogozhinës i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Gazetari Osman Stafa tha për se deri më tani, rreth 8 400 banorë kanë votuar në Bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar më 14 maj.

“Deri në 16: 00; Rreth 8 400 banorë kanë votuar në Bashkinë e Rrogozhinës. Një përqindje kjo e konsiderueshme”, tha gazetari Osman Stafa.

Situata në Rrogozhina, është shoqëruar me problematika të tilla si prania e personave që nuk kanë funksion apo lidhje me procesin zgjedhor janë parë në qendra votimi.

Sakaq janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×