VIDEO/ Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

Prej katër ditësh terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe të fshatrave në Bulqizë është nën pushtetin e ujit. I gjithë terminali është i përmbytur ku lartësia e ujit shkon deri në 40 cm.

Po ashtu e përmbytur vijon të jetë edhe rruga që lidh dy lagjet e qytetit. Shumë automjete janë bllokuar nga uji i cili qëndron aty prej të paktën katër ditësh, ndërsa drejtuesit e mjeteve mundohen të largojnë njëri – tjetrin.

Situatë e vështirë mbetet edhe për këmbësorët të cilët e kanë të pamundur të lëvizin në trotuare nga prania e madhe e ujit. Nivelit të lartë i ujit të grumbulluar në këtë zonë nuk i kanë shpëtuar as bizneset që ndodhen përreth.

Për drejtuesit e mjeteve kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përmbytet pasi një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje shirash.
Ata shprehen se Bashkia Bulqizë nuk e ka zgjidhur si problematikë megjithëse është kërkuar disa herë jo vetëm nga ana e tyre por edhe qytetarët që lëvizin në këmbë nga njëra lagje e qytetit në tjetrën.

Edhe rruga e varrezave të qytetit të Bulqizës është nën pushtetin e ujit i cili grumbullohet nga Qafa e Buallit dhe përfundon mbi rrugën të cilën e përdorin gjithë qytetarët e Bulqizës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×