
Në Universitetin Luarasi, Dr. Tommaso Hinna Danesi ka mbajtur një leksion të hapur mbi Risitë në Kirurgjinë Endoskopike Kardiake.
Ai është Shef i Seksionit te Kirurgjisë se Valvulave dhe Drejtor i Programit Endoskopik te Valvulave në “Brigham and Women’s Hospital” në Boston ai foli për arritjet në këtë fushë përpara një audience që përfshinte studentë e pedagogë.
Profesor i kardiologjisë, Petrit Bara, Dekan i Fakultetit të shkencave mjekësore “Luarasi” foli për rëndësinë e leksionit të hapur dhe figurën e Danesit.
Universireti Luarasi ka ndërtuar partneritete rë qëndrueshme me universitete të mëdha në Europë e më gjerë, duke sjellë përvoja suksesi mes studentëve dhe duke krijuar ura komunikimi për të ardhmen e tyre.
and then