
Ish-diplomati Arben Çejku i ftuar në “News24” foli për luftën e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit.
Gjatë intervistës në studio, Çejku u shpreh se nëse kjo luftë do të zgjasë atëherë pasojat do të jenë më të rënda, duke shtuar se do të preket edhe sfera ekonomike.
“Kjo është një luftë që tashmë po ndodh dhe e mira do të ishte të përfundonte sa më shpejt. Vala goditëse duhet të kuptojmë që është edhe financiare apo ekonomike pasi sjell pasoja shumë të rënda”, tha ai.
Irani në retorikën e vet, në përpjekje për përgatitje bërthamore, herë pas herë ka kërcënuar Izraelin me zhdukje dhe gjithmonë ka qenë në konflikt të hapur me Izraelin. Dhe më pas erdhën në këtë rezultat, pra në këtë konflikt të pashmangshëm. Në Lindjen e Mesme Izraeli dhe Irani kanë qenë dy faktorë. Irani ka fuqitë e veta dhe gjithmonë është përgatitur për betejë…SHBA sot janë një fuqi e fortë botërore. Rusia në konfliktin e saj me Ukrainën ka treguar dobësi. Është një vend që ka patur dhe ka kapacitete për prodhimin e armëve bërthamore. Është një kërcënim bërthamor dhe kur ka kërcënuar Izraelin me zhdukje e ka kërcënuar me pretendimin për ta goditur me armë bërthamore. Por edhe sot që flasim rreziku është i madh sepse nuk i dimë kush i kontrollon këto armë bërthamore”, shtoi ai.
Gjithashtu një koment e dha edhe për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me këtë luftë, dhe përshkallëzim të sulmeve, duke u shprehur se është e rëndësishme që në këtë fazë, Shqipëria duhet të përcaktojë qëndrimin e saj.
Qëndrimi i Shqipërisë?
Ish-diplomati: Përtej çdo simpatie për popullin iranian, sepse civilët janë të pafajshëm, port ë pafajshëm ishin edhe ata që u masakruan nga Ajatollahu. Sot, në këto rrethana ne duhet të përcaktojmë qëndrimin tonë. Edhe vendet e tjera po ashtu duhet të përcaktojnë qëndrimin e tyre.
and then