
Një incident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Athinë, ku një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka shkaktuar panik në ambientet e zyrave të EFKA (Fondi i Sigurimeve Shoqërore).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në zyrat e institucionit në Rrugën e Pireut, pranë zonës së Omonia. Sipas mediave greke, 61-vjeçari ka hyrë në zyrat e EFKA-s dhe ka nisur të kërcënojë punonjësit me një stilolaps dhe një thikë, për motive që ende nuk janë bërë të ditura.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivë të policisë nga njësia DIAS, të cilët arritën ta neutralizonin pa shkaktuar lëndime apo dëme materiale dhe më pas e arrestuan. Sipas raportimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj të dyshuarit policia gjeti në posedim të tij edhe një thikë kuzhine. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit vijojnë.
and then