LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Sauk, shtetasi turk përfundon në spital

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×