Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë po sot, në orën 12:00 pritet të mblidhet qeveria ndërsa në përfundim të saj, ministrat do të komunikojnë për mediat vendimet e miratuara.

Deputeti Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e partisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×