Kategoria Superiore sapo ka mbyllur sezonin e 83-të, kampionat i cili u shoqërua gjatë 36 javëve, madje edhe tani pas përfundimit të saj me ndryshime pankinash.
Nëse në fillim pati shumë emra të ri në drejtim, si përfaqësues të një plejade të re trajnerësh, zhvillimet e fundit e kanë ndryshuar trajektoren. Lëvizjet e fundit kanë sjellë rikthimin e “gardës së vjetër” në krye të pankinave.
Mirel Josa u rikthye në drejtim te Laçi dhe pa u mbyllur sezoni, trajneri kryeqytetas veshi sërish tutat, por kësaj radhe mori drejtimin e Vllaznisë. Josën te Laçi e zëvendësi Shpëtim Duro, një tjetër ekspert i trajningut shqiptar.
Ndërsa lëvizja tjetër dyshe është ajo e Skënder Gegës, i cili pas largimit të Migen Memellit drejtoi për disa javë Skënderbeun, por pa mundur që ta shpëtojë.
Ndërsa nga sot, ish-trajneri kampion me Partizanin nis aventurën e dytë te Kukësi që i ka besuar stolin.
Arena e Lajmit

Loading…