“Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e Tiranës…” Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, reagon Albana Koçiu: PD si repart zjarrvënësish, molotovi provokim i hapur

Teksa vijonte protesta e opozitës në Tiranë, reagoi ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se hedhja e molotovëve drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk përbën akt proteste, por një provokim të hapur dhe një dëshirë të ethshme për përshkallëzim.

“Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë”, shkruan ministrja, duke akuzuar liderin demokrat Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në repart zjarrvënësish.

“Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish”, shton ajo.

Reagimi i Koçiut: Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×